
Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në votime ka shkuar në 18.94 përqind.
Kjo e dhënë është përcjellë nga KQZ, e cila raporton mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 Majit.
Në numrin e saktë gjithsejt janë 365 mijë e 191 pjesëmarrës.
Shifra pasqyron të dhënat nga vetëm 2 mijë e 678 qendra, prej 5 mijë e 213 në të cilat votohet.
Kryeqyteti është në mesatare deri në mesditë, me 18.47% të votuesve
Numrin më të lartë të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre deri tani, e ka bashkia e Pukës, me 34.29%, ndjekur nga Fushë-Arrëzi me 31.8% dhe Skrapari me 31.44%.
Në Sarandë dhe Finiq nga ana tjetër, shifrat e reflektuara janë të ulëta, të radhitura në rangun e 12% pjesëmarrje.
Probleme të mëdha megjithatë janë raportuar në gjithë vendin, sa i takon identifikimit elektronik të votuesve.



