Sipas një studimi nga studiuesit e CNIC në Madrid, adoleshentët që flenë më pak se tetë orë në natë kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë ose obezë sesa bashkëmoshatarët e tyre që flenë mjaftueshëm. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan gjatë kongresit të Shoqëriasë Evropiane të Kardiologjisë.
Për të kryer studimin, ekspertët vlerësuan lidhjen midis gjumit dhe shëndetit të 1229 adoleshentëve spanjollë, duke matur kohëzgjatjen e gjumit për shtatë ditë rresht në moshat 12, 14 dhe 16 vjeç.
Adoleshentët që flinin më pak se 7 orë kishin një rrezik 21% më të lartë për obezitet ose mbipeshë në moshën 12 vjeç dhe 72% më të lartë në moshën 14 vjeç.



