Papa largon nga detyra dy peshkopë kilianë mbi akuzat për abuzim seksual

Papa largon nga detyra dy peshkopë kilianë mbi akuzat për abuzim seksual

Papa Françesku ka liruar nga detyra dy peshkopë nga Kili për shkak se janë të përfshirë në akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve.

Vatikani publikoi njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus 84 vjeç, dhe Marco Antonio Órdenes Fernández 54 vjeç pas takimit me presidentin e Kilit.

Një deklaratë e Vatikanit, tha se vendimi i Papës ishte definitive dhe jo i hapur për t'u apeluar. Ajo i referohej një pjese të ligjit të Canon (Kishës) lidhur me krimin e abuzimit seksual të të miturve.

Defrocking, i quajtur zyrtarisht "i reduktuar në shtetin laik", do të thotë se ata janë përjashtuar nga priftëria. 

Ky është dënimi më i ashpër që Kisha mund t'i shkaktojë një anëtari të klerit dhe një veprim i tillë është marrë rrallë kundër peshkopëve.

Muajin e kaluar, Françesku liroi nga detyra priftin Fernando Karadima, një prifti kilian 88-vjeçar, i cili u akuzua për abuzimin seksual të djemve adoleshentë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili mbi akuzat për sulme seksuale dhe tentim për t’i fshehur ato.Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit.

Njoftimi i Vatikanit erdhi pak pasi Papa zhvilloi bisedime në Vatikan me presidentin kilian Sebastian Pinera dhe diskutoi krizën e abuzimit seksual të vendit.

"Ne ndante shpresën që Kisha të përjetonte një rilindje dhe të rikuperonte dashurinë, afërsinë e popullit të Perëndisë dhe mund të vazhdojë të luajë rolin e rëndësishëm që luan Kisha në vendin tonë", u tha më vonë gazetarëve Pinera.

Drejtësia civile kiliane ka hetuar 119 akuza për abuzime seksuale ose mbulime që përfshijnë 167 punëtorë të kishës duke përfshirë kardinalin Ricardo Ezzati, kryepeshkopin e Santiago.

Gjatë një udhëtimi në Kili në janar, Papa mbrojti me forcë një nga 34 peshkopët që më vonë dha dorëheqjen.

Por disa ditë pasi u kthyen në Romë, Papa, duke cituar informata të reja, dërgoi hetuesin e abuzimit seksual, Kryepeshkopin Çarls Scicluna të Maltës në Kili, për të folur me viktimat, dëshmitarët dhe anëtarët e tjerë të Kishës.

Scicluna prodhoi një raport prej 2,300 faqesh duke akuzuar peshkopët e Kilit për "neglizhencë të rëndë" në hetimin e akuzave dhe tha se dëshmitë e krimeve seksuale ishin shkatërruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy