
Japonia ka pezulluar përdorimin e më shumë se 1.6 milion dozave të vaksinës Moderna kundër Covid-19 të prodhuara në Spanjë për shkak të frikës së kontaminimit.
Ministria japoneze e Shëndetësisë raportoi të enjten se "substanca anormale" u gjetën në shishe të papërdorura nga vende të shumta vaksinimi.
Disa doza mund të jenë administruar, por nuk janë raportuar efekte negative shëndetësore, thanë zyrtarët.
Takeda Pharmaceutical, një prodhues japonez ilaçesh përgjegjës për shitjen dhe shpërndarjen e vaksinës, tha se vendosi të pezullojë përdorimin e 1.63 milionë dozave të prodhuara në të njëjtën linjë prodhimi si një masë paraprake sigurie.



