
Regjisori Kastriot Çipi, për deklaratën e ish-Presidentit amerikan Donald Trump se të martën do e arrestojnë duke u kërkuar njerëzve që ta arrestojnë dhe se atë ditë nuk ndodhi asgjë, kujtoi se avokatët e tij kanë thënë se nëse ngrihet akuzë ndaj tij, do të dorëzohet vullnetarisht.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se akuza po i ngrihet në New York ndërkohë që Trump është rezident në Florida dhe nuk e arrestojnë dot.
Më duket çmenduri që ti shkojë ndërmend prokurorit ta arrestosh. Në rastin e Trump nuk ekziston rreziku që të zhduket, ku do shkojë në Kuba në Kore?
Po mundohen të ngrenë katër akuza ndaj Trump për të njëjtën gjë, për pagesën në kohë fushate për një person që të mos e hapë gojën në fushatë.
Nëse nuk provohet që motivi ka qenë fushata, nuk ka shkelje.
Kur ti konkurron për një zyrë kaq të rëndësishme si Presidenti, nuk mund të mbrohesh pas privatësisë se jetën tënde do e bëjnë fërtele mediat.
Trump ka pasur marrëdhënie me disa gra jashtë martese, por është problemi i Trump, dhe amerikanët mos ta votojnë më.
Lidhur me pretendimet se si burrë i martuar Trump shkon me një prostitutë, Çipi kujtoi rastin e Bill Clinton me Monica Lewinskyn, duke thënë se probleme të tilla për një burrë të martuar, janë problem mes çiftit.
Sipas tij, Trump është akuzuar si njeri që i përdor gratë si kukulla seksi, duke e cilësuar si Presidentin më të sulmuar.
Krahu tjetër i medaljes është familja Biden me 1000 probleme që familja Trump nuk i ka. Me gjithë ato probleme që ka Hunter Biden, ti zgjedh të sulmosh Trumpin për marrëdhënie jashtëmartesore.
Ku janë hetimet për lap-topin e Hunter Biden.
Çipi shtoi se nëse provohet që paratë e paguara nuk janë deklaruar me udhëzimin e Trump, nëse një gjë e tillë provohet maksimumi që rrezikon është 5 vite burg.



