Mot i kthjellët, por i ftohtë do të mbizotërojë në zonat perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që deri në mëngjesin e së hënës i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por nuk priten reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mbeten të pandryshuara vlerat e mesditës duke u luhatur nga -8°C, deri në 12°C.



