
Katër vite nga tërmeti shkatërrues i 2019-ës, një 76-vjeçar në fshatin Torovicë të Lezhës vazhdon të jetë ende në kasolle. Ai thotë se është në pritje për rindërtimin e banesës, mirëpo ende nuk sheh asnjë dritë jeshile. Nga ana tjetër, bashkia Lezhe thotë se shkak për ndërprerjen e këtij procesi është bërë rritja e kostos së materialeve të ndërtimit.



