
Shërbimi i konsultave mjekësore për barnat spitalore të rimbursueshme në QSUT, vazhdon të jetë me dyndje të pacientëve të cilët presin me orë në radhë të gjatë për një konsultë ose rekomandimin që u nevojitet.
Gazetari Erion Skëndaj, teksa denoncon këtë dukuri shqetësuese e cila vazhdon me vite me të njëjtin ritëm, tha në studion e lajmeve në “MCN tv”, se ky sistem i referimit po ua shkurton jetën njerëzve, në vend se t’ua zgjas atë.
Aty vijnë nga Puka, Tropoja, Saranda, për një firmë në Tiranë, për barnat e rimbursushme. Për këtë situatë 4-5 vitet e fundit, e ka burimin që në vitin 2015, për shkak të centralizmit që i bëri asokohe ministri Ilir Beqaj.
Ka një problem aty, se nuk mund ti fusësh të atë goditë trekatëshe të tërë nga Shqipëria, nuk mund të jenë në atë kat, të cilët duhet të rijnë në radhë.
Ata që vijnë nga jugu e veriu deri në Tiranë, janë të sëmurë kronikë, të moshuar, andaj shtrohet pyetja, a vijnë për shërim apo për të humbur jetën në Tiranë.
Problemi, sipas Skëndaj, qëndron në faktin se mjeket në rrethe duhet të vihen në punë dhe shërbimet të decentralizohen, në mënyrë që të shmanget ardhja në Tiranë.
Problemet janë komplekse, pse vijnë të gjithë në Tiranë, ja ku dalim te thembra e Akilit, spitalet e rretheve janë pa ekspertë, pa mjek.
Këtu vijnë ata që vijnë për herë të parë, për të dal në komision, duhet te kalosh në filtra, ky sistem po u shkurton jetën të sëmurëve, nuk po ua zgjatë atë.
Ky sistem referimi nuk ndihmon fare këtë, e mira do ishte që shërbimet të decentralizoheshin, që mjekët e rretheve duhet ët vihen në punë, jo të gjitha punët bëhen në Tiranë.



