Dita e Diasporës/ Rama: Përulem me respekt para atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar

Dita e Diasporës/ Rama: Përulem me respekt para atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka pëecjellë një mesazh urimi sot në Ditën e Diasporës.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u ka uruar shëndet të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut.

Po ashtu, ai u shpreh se përulet me respekt përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës.

"Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy