
Nëna dhe babai i një djali dy vjeçar ishin mes 7 viktimave pas të shtënave masive në Çikago të SHBA.
Irina McCarthy , 35, dhe Kevin McCarthy , 37, u qëlluan për vdekje pasi një person i armatosur hapi zjarr në një çati ndaj spektatorëve në një paradë të 4 korrikut në Highland Park. Fatmirsisht djali i tyre nuk u dëmtua dhe tanimë po kujdeset nga gjyshërit e tij.
Të afërmit dhe miqtë i kanë bërë homazhe çiftit McCarthy dhe viktimave të tjera të sulmit. Aiden u nda nga prindërit e tij gjatë të shtënave, tha një çift që ishte në skenën e sulmit.
"E mora djalin e vogël dhe e mbajta në krah," tha një dëshmitar i quajtur Greg Ring. Ai e përshkroi skenën e sulmit si "masakër". Kevin McCarthy kujtohet si një punonjës i përsosur nga shefi i tij "Jashtë punës ai ishte një baba shumë krenar dhe një bashkëshort i përkushtuar që e adhuronte familjen e tij. Do të na mungojë jashtëzakonisht," do të shprehej ai.



