Dhori: Pres konsistencë të protestave! Në Parlament po shkelet rregullorja me të dyja këmbët (VIDEO)

Dhori: Pres konsistencë të protestave! Në Parlament po shkelet rregullorja me të dyja këmbët (VIDEO)

Për deputeten demokrate Ilda Dhori, protesta e së hënës para parlamentit, ndonëse më e pakët në numër, ishte më intensive.

Në një lidhje për MCN Live, Dhori tha se pret që të ketë më shumë se sa shtim të numrit të protestuesve, por konsistencë dhe persistencë, jo vetëm me militantë të Partisë Demokratike, por të zgjerohet me qytetarë të thjeshtë që presin ndryshimin në vend.

Ajo çfarë po ndodh prej javësh brenda parlamentit ku duhet të jetë tempulli i demokracisë, i respektimit të fjalës, ajo që po ndodh është shkelja me të dy këmbët e rregullores së Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës. I është mohuar fjala deputetëve të opozitës, i është vendosur censurë opozitës.

Rama i është fshehur parlamentit prej javësh, ku ne kërkojmë interpelancë dhe mocion me debat me zotin Rama.

Dukshëm që është në pozitën e tij më të rëndë në këto vite, por është detyrim i tij që të paraqesë versionin e tij të historisë.

Më vjen keq si një zonjë si Lindita Nikolla bëhet një vegël në duart e Edi Ramës dhe e ka kthyer parlamentin në jofunksional duke shkelur çdo rregull.

Vendimi i marrë për të mos lejuar praninë fizike të deputetëve është vendim arbitrar ku nuk thuhet në asnjë rregullore të parlamentit.

Se mund të shkonin dhe të konsumonin ndonjë kafe. Nuk ka lidhje prania fizike me pjesëmarrjen në seancë plenare. Nuk u jepet fjala nëse e kërkojnë.

Nuk ka organ tjetër të parlamentit që të marrë përsipër ankimet e opozitës. Se vetë vendimet e marra janë subjektive nga mazhoranca me urdhër të Edi Ramës.

Për çështjen “McGonigal” opozita kërkoi interpelancë dhe mocion me debat me Kryeministrin Rama dhe këto u refuzuan.

U shkel rregullorja, u mbyllën sytë. Jemi përpara një deligjitimimi që po bën Lindita Nikolla, Edi Rama dhe mazhoranca. Juve ju duket korrekt kalimi i ligjeve në dy seancat e para...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy