Angelina Jolie u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Toronto krejt ndryshe nga herët e tjera. Ajo mbërriti në premierën e filmit të saj “The Breadwinner” e shoqëruar nga gjashtë fëmijët e saj dhe të aktorit Brad Pitt.
Maddox, 16; Pax, 13; Zahara, 12; Shiloh, 11; dhe dy 9-vjeçarët Knox dhe Vivienne pozuan në krah të mamsë së tyre.
Dalja publike e aktores me fëmijët vjen pas zërave në media ditët e fundit, sipas të cilëve ajo dhe Pitt janë bashkuar sërish falë sesioneve të terapisë në çift.
Por miq të afërt të çiftit thonë se kjo nuk është e vërtetë.



