Konflikt për pronat në Vlorë, ndërtuesi 55-vjeçar vritet pranë gjykatës

Konflikt për pronat në Vlorë, ndërtuesi 55-vjeçar vritet pranë gjykatës

Një përleshje me grushte ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në një qendër interneti pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. 

Korrespondenti i MCN TV raporton se për pasojë ka mbetur i vdekur ndërtuesi Armando Meshau 55 vjeç.

I ndjeri u përlesh fizikisht me tjetër person, i cili është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë një konflikt pronësie. Më konkretisht autori dhe viktima kanë debatuar për një apartament.

Në gjaknxehtësi e sipër i ndjeri e ka ofenduar, çka nxiti një sherr me grushta dhe shqelma, që rezultoi fatal për 55-vjeçarin. 

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë çka ka bërë që të identifikohet brenda një kohe të shpejtë autori. 

Në njoftimin e Policisë thuhet: 

"Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy