Dom Pashkja: Papa Françesku pati një lidhje të veçantë me Shqipërinë, përkrahu rezistencën dhe martirët e Kishës gjatë komunizmit (VIDEO)

Dom Pashkja: Papa Françesku pati një lidhje të veçantë me Shqipërinë, përkrahu rezistencën dhe martirët e Kishës gjatë komunizmit (VIDEO)

Trupi i Papa Françeskut do të transferohet sot në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të zhvillohen homazhe zyrtare për nder të tij.

Por për Shqipërinë, Papa Françesku do të mbetet në kujtesë si një figurë e dashur dhe simbol i afërsisë shpirtërore, Ati i dytë i Shenjtë që vizitoi vendin tonë pas Shën Gjon Palit II.

Drupal Ad

Në një intervistë për “MCN Live”, Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri, ndau reflektime për këtë humbje të madhe dhe për marrëdhënien e veçantë që Papa Françesku kishte me shqiptarët.

Është një moment jo i lehtë dhe nga to momentet historike për Kishën pasi që është vdekja e një Pape dhe horizonti te një kishe për zgjedhjen e një pasardhësi. Pasuria që ka lënë Papa Franceksu janë 12 vite pontifikat, të jetuar intensivisht qoftë në shërbim të Kishës në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë edhe në shërbim të mbarë botës, në mënyrë të përgjithshme.

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri nuk ishte thjesht një ngjarje ceremoniale, ajo mbolli frymën e shpresës, forcës shpirtërore dhe vlerave njerëzore që ai mishëronte..

Papa Françesku pati një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Vizita e tij më 21 shtator 2014 ishte një moment historik, jo vetëm për Kishën Katolike, por për gjithë popullin shqiptar.

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri nuk ishte thjesht një ngjarje ceremoniale, ajo mbolli frymën e shpresës, forcës shpirtërore dhe vlerave njerëzore që ai mishëronte. Sot, teksa bota i bën nderimet e fundit, shqiptarët kujtojnë me nderim dhe mirënjohje një Papë që i deshi dhe i respektoi thellësisht.

Pse Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë si vizitën e tij të parë në Evropë? Arsyeja kryesore mendoj ishte respekti i thellë për martirët dhe rezistencën e Kishës Katolike shqiptare gjatë regjimit komunist, një periudhë e errët ku besimi u persekutua rëndë.

Sipas Dom Mark Pashkjes, Papa Frencesku mbetet një figurë globale për paqen dhe dialogun.

Papa Françesku do të mbahet mend gjithashtu për angazhimin e tij të palodhur për paqen globale dhe dialogun ndërfetar, që mbeti pjesë e misionit të tij deri në ditët e fundit të jetës, duke përfshirë edhe ndërhyrjet e tij për situatat në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

Ai nuk ishte vetëm kreu i Kishës Katolike, por një lider moral për gjithë botën. La pas 12 vite pontifikat të jetuar me përulësi, thjeshtësi dhe përkushtim ndaj njerëzimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy