28 maji është Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA).
Ndryshe nga shumica e ditëve zyrtare, Dita Botërore e Lojërave është më shumë një qëndrim që nxit lidhjen mes brezave përmes lojës dhe jo një ditë aktivitetesh të planifikuara.

Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave beson se loja përfshin eksplorimin, eksperimentimin gjuhësor, njohjen dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe si e tillë është thelbësore për mësimin e fëmijëve dhe themeli për arritjet dhe kreativitetin e të rriturve.
Ditën Botërore të Lojërave u caktua më 1999, gjatë një konference në Japoni, prej nga u hodh edhe motoja e kësaj dite: “Lejoni një fëmijë të luajë sot. Shikoni një fëmijë duke luajtur sot. Luaj me një fëmijë sot”. Madje aktivistë e mbështetës së kësaj dite ftojnë që në aktivitete argëtuese të përfshihen veçanërisht fëmijët në zonat e fatkeqësive dhe të luftës, pasi përmes lojës, fëmijët duhet të interpretojnë tragjedinë dhe të përballen me traumën në jetën e tyre.



