Klubi i Juventus ka krijuar llogari në Tik Tok. Në videon inauguruese lojtarët imitojnë njëri-tjetrin me lëvizjet e tyre karakteristike në fushë.
Pas humbjes ndaj Milanit në rezultatin 4 me 2, ky ka qenë njoftimi i radhës nga vetë klubi i Juventusit, me një shënim në faqen e tij zyrtare: "A mendoni se mund të kopjoni" SIIIIUUU" të Cristiano Ronaldos? Apo keni "maskën" tuaj si Paulo Dybala? Apo ndoshta mund të bëni "Charo dance" më mirë se Blaise Matuidi?
Ka ardhur koha të na tregoni në kanalin tonë të ri Tik Tok! ".
TikTok u ofron përdoruesve mundësinë për të krijuar video të shkurtër në amrtphone, falë funksioneve të redaktimit të videove të pranishëm brenda aplikacionit, shumë thjeshtë për t'u përdorur (muzikë, efekte speciale, filtra, etj.).
Lehtësi që lejuan platformën të shndërrohej në një pikë referimi për prodhimin e përmbajtjes krijuese dhe virale.
Në videon inauguruese, lojtarët e Juventusit argëtohen duke imituar njëri-tjetrin në momente ngazëllimi.



