Hungari/ Pas fitores së Orban, mbyllet gazeta më e madhe e opozitës

Hungari/ Pas fitores së Orban, mbyllet gazeta më e madhe e opozitës

Një nga dy gazetat kombëtare të opozitës në Hungari mbyllet sot për shkak të problemeve financiare, bëri të ditur botuesi i saj. Kjo shihet si një shenjë e përkeqësimit të lirisë së shtypit pas rizgjedhjes së kryeministrit Viktor Orban.

Mbyllja e “Magyar Nemzet” është një tjetër gur themeli në zhdukjen grauale të medias së pavarur në Hungari, thonë përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut.

Gazeta e përditshme që sot nxori në treg numrin e fundit ka pas një hsitori 80-vjeçare. Ajo ishte në pronësi të biznesmenit Lajos Simicka, dikur një përkrahës i ekstremit të djathtë të kryeministrit Orban, që pas prishjes së marrëdhënieve u kthye në oponentin më të fortë sidomos gjatë fushatës elektorale.

Grupi mediatik i Simicka-s, dikur me shumë fitim, u përball me humbje të mëdha dhe heqjen e reklamave, pas prishjes së marrëdhënieve me Orban.

“Për shkak të problemeve financiare të “Magyar Nemzet”, pronari ka vendosur të ndalojë prodhimin nga data 11 prill 2018. Për këtë arsye, edhe version online i gazetës do të mbyllet”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e botuesit.

Koha e njoftimit, dy ditë pasi Orban fitoi 2/3 e vendeve në Parlament, lë të kuptohet se mbyllja e gazetës ka shkaqe që përfshijnë politikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy