Zbulohet sera me kanabis në Krujë, kapet një person

Zbulohet sera me kanabis në Krujë, kapet një person

“Koordinata” u kodua një operacion antikanabis i policisë së Krujës, gjatë të cilit u vu në pranga një person në serën ku kishte kultivuar bimët narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, uniformat blu kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin F. A., 28 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kapë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies. 

Gjithashtu, 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy