Meteorologia Gjoni: Të mërkurën rikthehen reshjet lokale. Java e dytë e shtatorit sjell ngritje temperaturash deri në 35°C (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Të mërkurën rikthehen reshjet lokale. Java e dytë e shtatorit sjell ngritje temperaturash deri në 35°C (VIDEO)

Pas përfundimit të muajve të verës, moti në fund të gushtit pësoi disa ndryshime.

Në lidhje me parashikimin e motit për muajin shtator, meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për “MCN Live”, thotë se temperaturat e larta dhe moti i ngrohtë do të mbeten prezent gjatë gjithë muajit. 

Ajo thekson se, megjithëse më 1 shtator hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të vijojë të ndjehet gjatë këtij muaji.

Shtatori do të nisë me temperatura të larta, dhe gjatë javës së parë të këtij muaji, do të ketë periudha me stuhi ere, por më pas, moti do të shoqërohet me diell. Shtatori është parashikuar të ketë temperatura të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. 

Përsa i përket ditëve të ardhshme, meteorologia njofton se sot dhe nesër do të kemi ditë me diell dhe temperatura më të larta, pas stuhisë që ka përfshirë disa zona, teksa të mërkurën rikthehen reshjet lokale te shiut.

Temperatura minimale dhe maksimale pritet të rriten, por të mërkurën do të rikthehen reshjet lokale të dobëta, që mund të zgjasin deri të enjten, pas së cilës moti do të bëhet më i qëndrueshëm.

Java e dytë e shtatorit do të sjellë temperatura më të larta krahasuar me javën e parë, me maksimume që mund të arrijnë deri në 31°C, ndërsa gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së tretë, temperaturat mund të shkojnë deri në 32°C.

Për javën që vjen, meteorologia parashikon mot pak më të ngrohtë, me mundësi për temperaturat të arrijnë deri në 35°C, por pa kaluar këtë vlerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy