Erjon Braçe në Zululand: Nëse nuk ka më rregulla nuk do jem deputet; Edhe brenda mazhorancës ka njerëz që nuk e duan reformën

Erjon Braçe në Zululand: Nëse nuk ka më rregulla nuk do jem deputet; Edhe brenda mazhorancës ka njerëz që nuk e duan reformën

Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili fillimisht foli rreth Reformës në Drejtësi. Ai deklaroi se PD-ja nuk e do reformën, por edhe brenda mazhorancës ka deputetë që kërkojnë dështimin e reformës edhe pse nuk shprehen publikisht.

 

Ndërkohë Braçe befason kur thotë se do të largohet nga politika e Parlamenti nëse do të vijohet me lojën pa rregulla. “Në qoftëse nuk ka rregulla në PS do të largohem…nuk konkurroj dot me njerëz që kanë para” shprehet Braçe. Duke u ndalur tek zhvillimet në Parlament ai kritikoi gjuhën e përdorur nga deputetët të cilët nuk respektojnë parimet dhe nuk zgjidhin hallet e popullit por kanë si synim denigrimin e imazhit të tjetrit.

 

Braçe ndalet gjithashtu edhe te letra e deputetit Vladimir Kosta, ku ky i fundit u shpreh se ka shpenzuar para për zgjedhjet e vitit 2009 në Berat. Braçe përgënjeshtron deklaratën duke theksuar se “beteja në Berat në vitit 2009 e kam drejtuar vetë, kemi fituar me ndershmëri dhe jo përmes parave". Ndërkohë që për letrën e Kostës, Braçe thotë se “pasazhi i parave ishte pasazhi më i neveritshëm në atë letër”. Ai tha se "gjërat që thotë Kosta janë të rënda, por ai është i prirur të mos i besojë; po të ishin të vërteta ato gjëra, ai do t'i kish shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar. Por nuk e ka bërë kurrë këtë."

 

I pyetur nga gazetari Nano nëse ka deputetë të mazhorancës që duan që kjo reformë të mos miratohet, Braçe tha se “po është një numër i madh deputetësh që nuk e duan por kanë frikë të dalin publikisht ta thonë këtë gjë, pasi do sulmoheshin nga të gjithë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy