Administrativja rrëzon 'Mehmet Akif'/ Mësuesit: Zhgënjim dhe turp, mosmirënjohje ndaj të ardhmes (VIDEO)

Administrativja rrëzon 'Mehmet Akif'/ Mësuesit: Zhgënjim dhe turp, mosmirënjohje ndaj të ardhmes (VIDEO)

Ka përfunduar në Gjykatën Administrative seanca për sigurimin e padisë për kolegjin e vajzave“Mehmet Akif.”  Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, rrëzoi kërkesën e avokatëve të mbrojtjes. Kështu, heqja e licencës për shkollën mbetet në fuqi.

Pas vendimit, mësuesit të këtij kolegji kanë premtuar se do e ndjekin betejën e tyre në rrugë ligjore, por gjithsesi ata shprehen se nuk kanë besim nga kjo gjykatë. Ata shprehen të zhgënjyer ndërsa theksojnë se ndjehen të turpëruar nga kjo mosmirënjohje ndaj të ardhmes.

Sikur të kisha një grusht të fortë për këtë shtet. Është humbje e madhe për vendin tonë. Zhgënjim i plotë, s’kemi sy ti dalim përpara nxënësve. Sot jetuam një turp, mosmirënjohje, mosrespekt ndaj këtij brezi të ri, ndaj të ardhmes. I zëntë mallkimi i këtyre vajzave të reja sepse sot kanë bërë një krim. Gjithçka është formale, ka gjithë ato shkelje dhe si sheh njeri. Beteja jonë do vazhdojë po s’kemi shumë shpresë, e kemi ditur që në fillim se kjo është e gjitha politike.

Ndërsa një tjetër mësuese thekson se, “Nuk flas si mësuese sot flas si prind dhe më vjen keq si ky rrjet i madh i këtyre kolegjeve po rrëzohet sot. Shumë njerëz mund të na mbështesin, por kur kemi parë ndonjëherë drejtësi në dyert e këtyre gjykatave që të kemi sot. Jam e zhgënjyer Pse nuk kapen me brezat që kanë dalë nga institucionet tona".

Kujtojmë se drejtuesit e kolegjit të Mehmet Akif kanë konfirmuar se shumica e nxënësve janë sistemuar në shkolla shtetërore dhe private dhe vetëm një pjesë e vogël shpresojnë ende te rihapja e këtij kolegji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy