
Shoqëria civile në Kosovë është bashkuar për të protestuar të mërkurën kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumnezi, duke kërkuar edhe shkarkimin e tij. Kjo lëvizje e shoqërisë civile vjen pas akuzave të shumta, për lidhje të Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës me politikën dhe ndikimin e kësaj të fundit në hetime.



