Policia e Fierit dha detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Marinzë, ku një automjet përfundoi në një kanal vaditës. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
Makina tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00, falë GPS-it të vendosur në të. Një një njoftim të dytë, policia sqaroi se viktimat u identifikuan si shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.
Burime për MCN bënë të ditur se viktimat janë naftëtarë të Marinzës. Shkëlqim Beqaj ka qenë në timon, ndërsa Erjon Lagjaj ka qenë pasagjer.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip "Nisan".
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



