Spanja nuk do të hapë kufijtë për turistët ndërkombëtar deri në fund të verës. Lajmin e njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ndërsa deklaroi se vendi nuk do të mirëpresë turistë në plazhet e tij derisa të vaksinohet pothuajse e gjithë popullsia dhe të jetë arritur imuniteti i tufës.
"Vetëm vaksinimi masiv do të hapë rrugën drejt normalitetit që duam", tha Sanchez.
Kryeministri shtoi se pasi të jetë vaksinuar 70% e popullsisë së Spanjës, gjë që ai pret të ndodhë deri në fund të sezonit të verës 2021, vendi do të përgatitet duke ndjekur disa hapa për të mirëpritur turistët ndërkombëtarë.
Duke theksuar se Spanja po kryeson në shpërndarjen e vaksinave, si vendi i nënta në botë dhe një nga të parat në Evropë, Sanchez shtoi se “vendi do të jetë feneri i ringjalljes së turizmit në të gjithë botën dhe se masat që do të marrë industria tani do të tërheqin turizmin e së ardhmes".
Ky lajm nuk do të pritet mirë nga bizneset e në Spanjë, pasi baret, restorantet dhe ato të argëtimit po prisnin në një sezon të zënë vere për të rikuperuar disa nga humbjet e viti që lamë pas.



