Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, pritet të mbledhë sot kryesinë e PS-së për të diskutuar lidhur me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.
Mësohet se krahas diskutimeve mbi largimin e katër ministrave dhe emrave të rinj që do t’i dërgohen Presidentit për zëvendësimin e tyre, në mbledhje do të flitet edhe për detyrat që do t’u cakohën 4 ish-ministrave për zgjedhjet e 18 qershorit.
Një ditë më parë, në komunikimin javor, Rama e motivoi largimin e ministrave Tahiri, Beqaj, Klosi dhe Çuçi me angazhimin e tyre në fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.



