Doda: Berisha ka aftësinë që ta mbledhë anëtarësinë e PD, duhet një garë për figura të reja

Doda: Berisha ka aftësinë që ta mbledhë anëtarësinë e PD, duhet një garë për figura të reja

Anëtarja e Partisë Demokratike, Barbara Doda, për garën e saj për kryetare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deklaroi se ishte një garë e padrejtë dhe se procesi nuk kishte asgjë demokratike, duke thënë se ndjeu keqardhje për PD-në.

Mendoja se PD ishte modernizuar, ishte ndryshe. Pas garës sime, ndenja në PD, duke menduar se ky do ishte një mësim tjetër për ta nga e kaluara.

Nuk pati lista deri në fund, nuk pati komisionerë. Ata që drejtonin kishin kaluar moshën dhe mandatin. Ishin 5 nga 6 kandidatë që kërkonin gjëra të tilla.

Shpresova që PD do e merrte si mësim për gjërat e tjera. Por kur ndodhën dhe primaret me të njëjtin standard, ndjeva keqardhje.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Doda tha se produkti i primareve nuk ishte i besueshëm në zgjedhje, pasi shprehet se kishte mundësi që të bëhej diçka e jashtëzakonshme dhe njerëzve që tu bëhet pjesë.

Sipas saj, shumë nga proceset që Partia Demokratike ka bërë kanë qenë thikë me dy presa, pasi në vend që t’i afronin njerëzit, filluan që t’i largonin.

Zoti Alibeaj u vendos nga kryetari që ishte më parë, nuk mblodhi kurrë forum, nuk bëri asgjë që njerëzit të besonin tek ai se po bënin gjënë e duhur.

Si mund të krijohen dhe dalin figura të reja, kur dalin nga gara që nuk janë demokratike. Anëtarësia është shumë e lidhur me zotin Berisha. Prindërit e mi janë të lidhur.

Më vjen mirë që anëtarësia e PD është e hapur ndaj alternativave të reja. Zoti Berisha ka aftësinë që ta mbledhë anëtarësinë.

Edhe pse unë mendoj se asnjë lider nuk është i pazëvendësueshëm, por ndoshta ky nuk është momenti.

Ka figura të reja, duhet një garë për figura të reja.

Sa i takon humbjes së zgjedhjeve nga PD në 14 Maj, Doda deklaroi se Shkodra i ka dhënë më shumë PD, por tha se humbja erdhi si pasojë e numrit shumë të vogël të votuesve dhe se nuk arritën dot të motivojnë elektoratin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy