Llabani: Llalla u arrestua më 10 dhjetor, në Romë po kërkonte azil politik

Llabani: Llalla u arrestua më 10 dhjetor, në Romë po kërkonte azil politik

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë.

Ish kreu i organit të akuzës, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë u prangos në kryeqytetin Italian, më pak se tre muaj  pasi Gjykata  e Posaçme të Apelit e dënoi atë me dy vite burgim.

Siç ka njoftuar për MCN TV, gazetarja, Anduena Llabani, ka arritur të mësoj se Llalla, është arrestuar nga Interpol Roma, më 10 dhjetor, dhe sot lajmi është konfirmuar nga Interpol Tirana.

Sipas gazetares Llabani, ish-kryeprokurori ka arritur të shkoj nga Zvicra në kryeqytetin italian, ku pretendohej se po kërkonte azil politik.

“Nga Intepoli shqiptar është konfirmuar lajmi se ish-kryeprokurori është arrestuar me datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.  Ajo që kemi siguruar është fakti se Llalla po qëndronte në Romë për të siguruar azilin politik, nga Zvicra, ka shkruar në Romë, për të kërkuar azil politik”

 Pritet shoqërimi i tij drejt Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy