Vendi me vdekshmërinë më të ulët nga Covid-19 në Europë

Vendi me vdekshmërinë më të ulët nga Covid-19 në Europë

Me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh dhe vetëm 20 viktima, Sllovakia ka vdekshmërinë më të ulët nga koronavirusi në Europë.

Një muaj e gjysmë pasi regjistroi rastin e parë, numri i të prekurve në Sllovaki ka arritur në 1 384.  

Në 24 orët e fundit, atje janë regjistuar dy viktima dhe tre raste të reja.

Numri i të testuarve është 1 767.

Sllovakia ka mbyllur të gjitha shkollat, dyqanet dhe kufijtë ndër të parat në Europë, menjëherë pas Italisë.

Qytetarët filluan të mbajnë maska edhe para se qeveria ta prezantonte zyrtarisht si masë parandaluese të detyrueshme, dhe rajoni i Bratisllavës, nga frika e skenarit italian, i mbylli shkollat dy ditë pasi u regjistrua rasti i parë me koronavirus.

Sipas shkencëtarëve, marrja e masave në kohë rekord ishte thelbësore për kufizimin e përhapjes së sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy