“Monica” vret tre persona në Francë/ Stuhia shkakton dëme, 300 zjarrfikës në ndihmë të qytetarëve

“Monica” vret tre persona në Francë/ Stuhia shkakton dëme, 300 zjarrfikës në ndihmë të qytetarëve

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas stuhisë Monica që përfshiu Francën Juglindore këtë fundjavë.

Sipas autoriteteve mes personave të zhdukur rezulton një baba me dy fëmijët e tij të mitur 4 dhe 13 vjeç dhe një burrë me shtetësi belge. Me situatën me të cilën po përballen mijëra qytetarë është solidarizuar edhe kryeministri Gabriel Attal.

Bashkëkombësit e mi po përballen me një ndër stuhitë më të rënda. Unë ndaj me ta dhimbjen për të dashurit e tyre. Forcat tona të emergjencës, të cilat dua t’i falënderoj sinqerisht janë të gjitha të mobilizuara dhe unë po ndjek me detaje të gjitha zhvillimet”.

Për situatën është shprehur edhe Ministri i Brendshëm Gerald Daramanin i cili tha se rreth 300 zjarrfikës janë angazhuar për t’ju ardhur ne ndihmë banorëve.

Autoritetet franceze po ashtu bënë të ditur se tetë zona vijojnë të jenë nën alarmin portokalli që është edhe niveli më i larte i alarmeve të motit të keq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy