Fondi i parashikuar për sportin në projektbuxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm është 200 milionë lekë. Ky buxhet është cilësuar mjeran nga deputeti i maxhoranës, Fidel ylli. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Edukimit, Ylli tha se edhe Kosova, buxhetin për sportin e ka 3-4 herë më të madh se ai Shqipërisë.
“Është detyra e qeverisë për të bërë ligje të mira, për të bërë infrastrukturë dhe për t’i menaxhuar këta sportistë që të mos ikin. Por me çfarë buxhetesh? Me buxhete mjerane, me 100 milionë lekë të vjetra për Federatat elitare që ne pretendojmë të jemi kampionë bote, kampionë Europe brenda që të thyejnë rekorde dhe të dalin të vënë medalje para Kryeministrisë duke bërë demostrata për t’i thënë Kryeministrit na jep shpërblimet që na takojnë me ligj”, tha ai.



