Në të vetmen gjykatë apeli mbetur në vend pas hartës gjyqësore, gjyqet që kanë dënim maksimal deri në dy vite do të shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm dhe jo tre siç është deri më tani.
Shkrirja e gjykatave të apeleve në vend duke se nuk ka prodhuar rezultatin e pritshëm dhe ka detyruar ligjvënësin të gjej sërish një zgjidhje me ndryshime ligjore.
Aktualisht në Apel gjykohet me trupë gjykuese, ndërsa drejtuesja e komisionit të ligjeve thotë se eksperienca me trupë monarkike është më efektive.
Pra nga gjykimi me tre gjyqtarë të kalohet në gjykimin me një gjyqtarë.
Deputetja Bushka propozon si vijon:
Në pikën katër shtohet fjalia. “Shqyrtohen me një gjyqtar të vetëm dhe çështjet e gjykuara në shkallë të parë për veprat penale të cilat dispozita parashikon dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se dy vjet dhe rastet e parashikuara nga neni Neni 420 i Kodit të Procedurës Penale."
Ligjvënesi aktualisht e ka të sanksionuar se në Gjykatën e Apelit gjykohet me tre gjyqtarë siç dhe shihni në këtë nen.
Gjykatat e Apelit shqyrtojnë në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykatat e rretheve gjyqësore.



