Rikthehen pas një mungese rreth dy vjeçare kroçierat në Vlorë. La belle de l’Adriatique ka ankoruar mëngjesin e kësaj të enjte në portin e Vlorës me rreth 75 turistë kryesisht franceze, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.
Kjo është kroçiera e parë për këtë vit duke konfirmuar se tashmë Vlora ka nisur të presë edhe turistët e parë për këtë sezon turistik.
Kroçiera ka mbërritur nga Greqia fillimisht më pas Sarandë dhe tashmë ankorohet në portin e Vlorës. Pas një periudhe rreth dy vjeçare ku kroçierat kanë munguar edhe për shkak të situatës nga pandemia, Vlora mirëpret kështu rikthimin e turistëve të huaj mes kroçierave.
Turistët e mbërritur me kroçierë do të vizitojnë Vlorën, por edhe Berat e Apolloni, ndërsa gjatë këtij viti janë parashikuar të tjera udhëtime nga kroçierat në portin e Vlorës.



