Ndahet nga jeta ikona e muzikës së lehtë

Ndahet nga jeta ikona e muzikës së lehtë

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare në Kosovë, Shahindere Bërlajolli-Stafaj.

Bërlajolli do të mbahet mend për karrierën e saj të gjatë e të suksesshme muzikore të nisur në moshë fare të re, kur ishte 13 vjeçe.

Ajo u shpall fituese pesë herë në festivalin më prestigjioz të asaj kohe “Akordet e Kosovës” prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e që mbahen mend e sot e kësaj dite: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “O bylbyl me pika-pika”, “Hajde dalim moj goce”.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i këngëtares, muzikanti Ardit Stafa përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se nëna e tij ka ndërruar jetë pas mesnate.

Artistja numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare “Zonja Bërlajolli përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy