Ngritja e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik/ Koti: Nuk kontrollon KLSH-në! PS, sulme pas raporteve ku konstatohen abuzime (VIDEO)

Ngritja e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik/ Koti: Nuk kontrollon KLSH-në! PS, sulme pas raporteve ku konstatohen abuzime (VIDEO)

Me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti sqaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ky nënkomision nuk kontrollon KLSH-në, por merr për bazë rekomandimet e shkeljeve që ka dhënë për institucione e tjera.

Më tej, Koti tha se ngritja e këtij komisioni është vonuar, për shkak se PS-ja nuk donte.

Ky në komision nuk kontrollon KLSH-në, por merr për bazë rekomandimet e shkeljeve që ka dhënë KLSH për institucione e tjera.  Kjo falë punë së deputetëve të PD-së që qëndruan stoik deri në fjalën e fundit që ky komisionit të mos e kapte KLSH-në që ishte objektivi i parë dhe e dyta të drejtohej nga opozita. Ka pasur debate dhe nuk gjendej kompromisi që ky komision të mos drejtohej nga ne, po të drejtohej nga PS-ja.

Nëse do ta kishte PS-ja do të kishte dhe abuzime të përdorimit të këtij nënkomisioni kundrejt KLSH-së, por ne qëndruam fort se menduam se do i shërbente qytetarëve dhe do të mbronte KLSH-në.

Sipas rregullores ky nënkomision  ngrihet tani dhe do të vijojë punën deri mot, deri sa të kemi dhe ne mandatin për ta ushtruar detyrën në këtë nënkomision. Dhe më pas me rifillimin e sesionit mund të ketë rishikime, edhe përmirësimi. Jemi në kushtet që jemi shumë vonë sepse duhet të ngrihej më herët ky nënkomision. Ne Kemi dashur ta miratojmë më shpejt, por është shtyrë nga PS, ata nuk kanë dashur ta miratonin. Kanë ngulur këmbë ta drejtonin, ata po e morëm ne drejtimin. 2 jemi ne dhe 3 janë PS. Ata i kanë votat përsëri se janë shumicë. Por dua të garantoj qytetarët që çfarëdo të diskutohet në lidhje me raportet e KLSH, në lidhje me gjetjet e tyre, hetimet do  të bëhen publike. Gjithçka që është e shkelur në dëm të interesave të shtetit do të bëhet transparent.

Objektivi i PS ka qenë për ta kapur KLSH, por ju garantoj që do të bëhet rojtarët më të mirë brenda këtij institucioni për të mos e lejuar. Po shkruajmë rregulloren dhe objektivat e nënkomisionit që janë të mbështetura nga ekspertët ndërkombëtarë dhe ekspertët tanë më të mirë.  

Për deputeten Koti KLSH po sulmohet nga PS për shkak se në raporte janë konstatuar shkelje dhe abuzime nga institucionet shtetërore.

Për të vetmin fakt se raportet e KLSH-së janë të vërteta. Kanë nxjerrë në pah të gjitha abuzimet dhe dëmin ekonomik që iu bë buxhetit të shtetit. Nëse dikush i bën dëm buxhetit të shtetit do të thotë se duhet të shkojë në burg nesër se ka abuzuar me pozicionin e tij të punës. Kjo është arsyeja e vetme pse po sulmohet KLSH-ja se po bën publike vjedhjet e kësaj qeverie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy