Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Economy se mënyra e parashikimit të riskut në kontratën e projektit të aeroportit të Vlorës ka çuar që palët të ‘përkëdhelen’ dhe të këcënojnë që në një të ardhme ta çojnë në arbitrazh.
Të dy janë të pasinqertë në prononcimet e tyre. Nuk mund të largohet një pjesëmarrës i koncesionarit pa u zëvendësuar me një tjetër të barasvlershëm me të gjithë parametrat dhe më tepër që shitja dhe blerja e aksioneve të regjistrohet në QKB dhe të miratohet nga shteti.
Dy nga aksionerët, një largohet në mënyrë të çuditshme, për mua të pajustifikuar. Në një të ardhme të afërt me ndryshime të kushteve të tjera, do kemi mbase dhe surpriza. Kemi një ballafaqim aspak etik, për më tepër që ka shkuar dhe ligjor në rrafshin civil dhe penal. Akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrim financiar dhe falsifikim. E bën të pakëndshëm dhe ambientin e këtij konsorciumi brenda vetes së tij, por dhe në marrëdhënie me shtetin. E ka vënë dhe pjesën e strukturës shtetërore në një vështirësi. Sjellja e tyre ka dalë nga kontrolli. Koncesioni duhet të ishte në raport strikt me strukturën shtet. Ka një përkëdhelje të tepërt nga ana shtetërore. Ka marrë përsipër gati 100% të riskut, i tejkalon PPP dhe koncesionet. Për çfarë na duhet PPP-të dhe koncesionet?
Mënyra si është marrë risku ka një lidhje shkak-pasojë. Mënyra e parashikimit të riskut në kontratë, dhe nuk e di pse Ministra e Financave nuk e ka ngritur zërin ka çuar që palët të përkëdhelen dhe të kërcënojnë që nesër mund ta çojnë në arbitrazh.



