Marrin me dokumenta false bregdetin e Ksamilit

Marrin me dokumenta false bregdetin e Ksamilit

Rreth 500 mijë metra katrorë tokë pranë bregdetit në Ksamil të Sarandës është sekuestruar pasi dyshohet se është përfituar përmes dokumenteve të falsifikuar nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.

Prokuroria e Vlorës vendosi nën sekuestro sipërfaqen e tokës pas hetimeve  në bazë të materialit të referuar nga ana e Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Prokuroria informon:Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe tokë pranë bregut është përfituar, duke fallsifikuar dokumentat e pronësisë, si edhe duke fallsifikuar një vendim gjykate të vitit 1996. Në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Vlorës paraqiti kërkesën për sekuestron të këtij trualli, kërkesë e cila u pranua”

Sipas prokurorisë trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro kishin falsifikuar një vendim të Gjykatës së Sarandës me të cilin kishin arritur të bëheshi dhe pronarë të kërsaj sipërfaqeje toke. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy