
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur raportin e parë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Nga 5 mijë e 213 QV gjithsej deri më tani në KQZ kanë raportuar për pjesëmarrjen 2 mijë e 468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte 1.29%.
Sipas listës së shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë.
Kështu nga këta 122 mijë e 545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë.



