Basha: Gjatë 2016-s u mboll pesëfish më shumë hashash

Basha: Gjatë 2016-s u mboll pesëfish më shumë hashash

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shprehet se gjatë vitit që lamë pas, sipërfaqja e mbjellë me kanabis është pesëfishuar.

Në një postim në “Facebook”, Basha akuzon qeverinë se mbron bosët e krimit, përfiton në mënyrë korruptive nga pushteti dhe nuk ka përmbushur standardet për hapjen e negociatave.

“Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016; Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, ministri i Brendshëm, kryeministri. Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e qeverisë dhe kryeministrit. Nuk ka të tjerë! Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve”, shtoi Basha.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy