Dëshmi të reja për aferën e AKSHI-t/ Nano: Pozitive që SPAK e ka marrë seriozisht çështjen. Në të gjitha institucionet ka afera të njëjta (VIDEO)

Dëshmi të reja për aferën e AKSHI-t/ Nano: Pozitive që SPAK e ka marrë seriozisht çështjen. Në të gjitha institucionet ka afera të njëjta (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e skandalit të AKSHI-t. Dëshmitari kyç, Daniel Shima, akuzon drejtpërdrejt Mirlinda Karçanajn, e cila sipas tij urdhëronte që tenderët të fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit.

 

Analisti Mustafa Nano, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se është pozitive që SPAK e ka marrë seriozisht një çështje si kjo e AKSHI-t.

 

Kjo është një çështje e rëndësishme, dhe për fat të mirë SPAK ka filluar një hetim që duket i thellë dhe i detajuar. 

Nuk kam dëgjuar për dyshime ndaj atyre që po e hetojnë këtë çështje. 

Vetë fakti që po hetohet tregon guxim, sepse këtu mund të jenë të përfshirë njerëz të rëndësishëm. Kjo tregon se SPAK dhe kushdo që në emër të SPAK-ut po merret me këtë çështje e kanë marrë seriozisht. 

Të gjitha informacionet që po dalin tregojnë se ka prova që mbështesin këtë fakt. Unë dua t’i besoj këtij institucioni. 

Madje i bëj thirrje SPAK-ut t'i shkojë deri në fund hetimit.

 

Sipas Nanos, raste të ngjashme nuk janë të izoluara vetëm në AKSHI, por gjenden në të gjithë administratën shqiptare dhe duhen hetuar.

 

Duket se kemi të bëjmë me abuzim nga njerëz që kanë pushtet në institucionet shtetërore. 

Kjo është një praktikë e njohur në administratën shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që duhet të relativizojmë krimin e supozuar në AKSHI.

Përkundrazi, kjo çështje duhet hetuar dhe të shërbejë si shembull për të tjerët. 

Ajo që ka ndodhur në AKSHI mund të ketë ndodhur edhe në pjesë të tjera të administratës publike, ku shpesh qytetarët detyrohen të paguajnë edhe për shërbime bazike, pa përmendur rastet kur bëhet fjalë për tenderë, ku abuzimet janë edhe më të mëdha. 

Pra, është pozitive që SPAK i është futur thellë kësaj çështjeje dhe se një hetim i plotë meriton mbështetje publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy