Polonia i kërkon Gjermanisë 1.3 trilion euro dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Polonia i kërkon Gjermanisë 1.3 trilion euro dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Këtë të enjte qeveria polake vlerësoi koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe deklaroi se do t'i kërkonte Gjermanisë të negociojë përfundimet e arritura.

Është një shumë e konsiderueshme prej 6.2 trilion zloti (1,3 trilionë euro), tha në një konferencë zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, njeherazi kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi në pushtet, duke shtuar se procesi deri në momentin që Polonia të marrë këto dëmshpërblime do të ishte i gjatë dhe e vështirë . 

Një pjesë e mirë është dëmshpërblimi për vdekjen e më shumë se 5.2 milionë qytetarëve polakë.

Sipas raportit, humbjet materiale vlerësohen në 800 miliardë zloty (170 miliardë euro). Jaroslaw Kaczynski i bëri këto deklarata në një konferencë kushtuar prezantimit të një raporti mbi humbjet e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2015, Partia Ligj dhe Drejtësi ka ngritur shpesh çështjen e dëmshpërblimeve. Puna për këtë raport filloi në vitin 2017.

Ne jo vetëm që përgatitëm një raport, i cili është një dokument i hapur, por morëm edhe një vendim për veprime të mëtejshme.

Gjermanët pushtuan Poloninë dhe na bënë dëme të mëdha. Pushtimi ishte tepër kriminal, tepër mizor dhe shkaktoi efekte që në shumë raste vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. 

Sipas Gjermanisë, Polonia kishte hequr dorë nga dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania Lindore në vitin 1953, të cilën konservatorët polakë e kundërshtojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy