Depresioni dhe lidhja e ngushtë me inflamacionin dhe ndryshimet metabolike  

Depresioni dhe lidhja e ngushtë me inflamacionin dhe ndryshimet metabolike  

Ankthin dhe depresionin shpesh i lidhim me njëri-tjetrin, por studimet e fundit kanë treguar se këto dy gjendje asociohen në mënyra të ndryshme me inflamacionin dhe metabolizmin e lipideve (yndyrës). Kjo tregon se trajtime të ndryshme, me fokus më të qartë, mund të gjenden për t’i trajtuar ankthin dhe depresionin në mënyrë të diferencuar.

Depresioni dhe ankthi ndajnë disa simptoma, kanë faktorë të përbashkët rreziku dhe shpesh trajtohen me të njëjtat ilaçe. Mbi 50% e pacientëve me depresion kanë njëkohësisht edhe një histori ankthi. Sidoqoftë, psikiatrit i klasifikojnë ato si çrregullime të ndryshme, megjithëse deri më tani ka qenë e vështirë të identifikohen prova biokimike për këtë.

Studimi i kryer në Qendrën Holandeze për Ankthin dhe Depresionin zbuloi se pacientët me depresion kishin më shumë prirje për inflamacion sesa ata që kishin ankth. Po ashtu, pacientët me depresion kishin sasi dhe lloje shumë të ndryshme të lipideve në gjak. Për shembull, njerëzit në depresion kishin nivele të larta të triglicerideve, por nivele më të ulëta të acideve yndyrore omega-3. Përkundrazi, ata njerëz që kishin çrregullime ankthi, kishin një përbërje lipidesh shumë të ngjashme me njerëzit e shëndetshëm.

Vitet e fundit, depresioni është asociuar me shqetësime në sistemin imunitar të trupit dhe metabolizmin, dhe studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit në depresion kanë tendencë të kenë tregues biokimikë të ndryshëm nga ata të njerëzve të shëndetshëm. Sidoqoftë, asnjë analizë e tillë nuk është ndërmarrë për ankthin. Kjo punë tregon, për herë të parë, se sistemi imunitar dhe metabolizmi i lipideve ndryshon te personat në depresion por jo tek njerëzit në ankth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy