E denoncuan se tentoi të vidhte në supermarket, shqiptari u çan me thikë gomat e makinave për muaj të tërë

E denoncuan se tentoi të vidhte në supermarket, shqiptari u çan me thikë gomat e makinave për muaj të tërë

Një shqiptar u arrestua në Marostica, Itali, pas denoncimit të menaxherit të një supermarketi dhe një punëonjëseje për dëmtimin e gomave të mjeteve të tyre. K.A., shqiptar, me banim në këtë zonë, u vu në pranga pas hetimeve të policisë lidhur me ngjarjen e përsëritur.

Karabinierët zbuluan lidhjen mes një tentative për vjedhje në supermarket në janar të këtij viti dhe shpimit të gomave me thikë.

Në këtë mënyrë, ata mbajtën nën monitorim 58-vjeçarin shqiptar dhe e arrestuan ndërsa dilte nga parkingu i supermarketit, ndërsa mbante me vete thikën.

Pasi është marrë në pyetje, ai ka pranuar se ua shponte gomat menaxherit dhe punonjëses për t’u hakmarrë për denoncimin që i kishin bërë për vjedhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy