Tahiri: Ky buxhet financon pastrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Tahiri: Ky buxhet financon pastrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Buxheti i 201-ës financon mekanizmin për pastruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit”, deklaroi sot në Kuvend, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndërsa ftoi opozitën për të votuar projektbuxhetin.

 

“Qytetarët sot duhet ta dinë se ky buxhet financon mekanizmin që do të pastrojë sistemin në Prokurori dhe në Gjyqësor nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, pra ky është buxheti për reformën në drejtësi, kaq e thjeshtë është kjo. Reformë, që sot është bllokuar falë jush dhe që nuk po e lëshoni akoma”, theksoi anëtari i kabinetit qeveritar.  

 

Saimir Tahiri nuk i kurseu akuzat për Presidentin Nishani, që sipas tij është kthyer në një shërbëtor të Partisë Demokratike.  

 

“Mund të jesh punonjës në administratë e shkon para drejtësisë në qoftë se korruptohesh. Po mund të jesh gjyqtar e nuk të hyn gjemb në këmbë në rast se  vjedh për të dhënë drejtësinë, në rast se korruptohesh për të bërë padrejtësi”, u shpreh Tahiri.  

 

Më tej ministri i Brendshëm replikoi me demokratin Astrit Patozi, për luftën kundër drogës.

 

“Patozi ishte abuziv kur tha se kanabisin e kapin policitë e huaja. Nuk është e vërtetë. Thjesht nuk është e vërtetë. Dje dhe sot ka qenë një nga prokurorët më të rëndësishëm të Italisë me të cilin jemi takuar (unë, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i Policisë), pikërisht për shkak të bashkëpunimit që ka Policia shqiptare me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. E kjo është falë bashkëpunimit dhe besimit tek Policia shqiptare – përkundër gjithçkaje keni thënë ju këtu në Parlament”, nënvizoi Tahiri.

  

Ministri i Brendshëm sulmoi edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, që sipas tij nuk mundi të bënte asnjë punë kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë.

 

“Rekordmeni i paaftësisë, që e keni për kryetar partie, nuk shpërndau asnjë banesë sociale në Bashkinë e Tiranës. Pavarësisht se Edi Rama ia la gati mbi 500 të tilla”, akuzoi Tahiri.

 

Më tej ishte një shpjegim me detaje i buxhetit të 2017, për Ministrinë e Brendshme, që prekin investimet apo pagat e Policisë.

 

“Një punonjës policie paguhej jo më shumë se 420 mijë lekë në kohën kur ishit ju në qeveri. Ndërkohë, ne, që vitin e parë i rritëm pagat me 25% dhe prapë do rriten vitin tjetër me buxhetin e ri. Dhe do të thotë që një punonjës policie i rolit bazë do ketë një pagë diku te 690 mijë lekë. Buxheti i vitit 2017 ka investime 145% më sesa buxheti i vitit 2013, përsa i përket Policisë së Shtetit. Një polici që nuk punonte dot për shkak të tradhtisë; për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria. Prandaj pandëshkueshmëria, jo sipas nesh, por sipas BE-së, ishte kthyer në sistemin më të kalcifikuar në Shqipëri”, u shpreh Tahiri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy