Vitet e fundit në spitale dhe klinika private janë të punësuar me kohë të pjesshme ose të plotë mjekë të huaj që kryejnë jo vetëm vizita dhe diagnostikime, por edhe ndërhyrje te pacientët.
Madje nuk kanë munguar rastet kur mjekët e huaj që ushtrojnë profesionin në Shqipëri janë vënë në akuzë për mjekim të gabuar, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet e përzgjedhjes dhe kontrollit të tyre.
Humbja e jetës së biznesmenit italian Massimo Ferro në klinikën private në Tiranë Trita Hospital ku mjekët Italian ushtronin detyrën ka rikthyer në vëmendje procedurat e certifikimit dhe rekrutimit të bluzave të bardha që vijnë nga jashtë vendit.
Nga ana tjetër edhe pse mjekët e huaj i nënshtrohen verifikimeve, për qytetarët besimi mungon. Ata thonë se mjekët shqiptarë nga ana profesionale janë më të kualifikuar edhe pse me paga jodinjitoze.
Nga viti 2014 llogaritet që të paktën 400 mjekë nga vende si Greqia, Turqia dhe Italia të kenë shërbyer në Shqipëri, të regjistruar edhe në Urdhërin e Mjekut.
Vitet e fundit fenomeni i largimit te bluzave të bardha mbetet një shqetësim serioz jo vetëm për sistemin shëndetësor shqiptar por dhe për shumë vende të Europës.



