Autoritetet shëndetësore argjentinase në alarm, mbi 100 luanë deti ngordhin nga gripi i shpendëve

Autoritetet shëndetësore argjentinase në alarm, mbi 100 luanë deti ngordhin nga gripi i shpendëve

Autoritetet shëndetësore argjentinase janë në alarm pasi mbi njëqind luanë deti ngordhën nga gripi i shpendëve.

Alarmi i parë u ndez në fillim të gushtit në zonën e Rio Grande, në Tierra del Fuego, në jug të vendit, ku u gjetën të ngordhur 21 ekzemplarë.

Një epidemi e gripit të shpendëve, një sëmundje që prek zakonisht shpendët dhe shpendët e egër, po përhapet në Argjentinë tek kafshët e tjera si luanët e detit, të cilët janë një atraksion turistik në plazhet e Atlantikut të Patagonisë dhe po alarmon autoritetet lokale shëndetësore.

Më shumë se 100 luanë të ngordhur të detit janë gjetur përgjatë brigjeve. Në provincën e Rio Negro në jug, sekretariati për mjedisin raportoi në një deklaratë për shtyp “më shumë se 50 ekzemplarë të ngordhur përgjatë bregdetit dhe po aq me simptoma të pajtueshme me gripin e shpendëve”.

Disa dhjetëra kufoma të tjera të luanëve të detit ose fokash gëzofi (Otaria flavescens), speciet emblematike lokale, u numëruan në brigjet e Mar del Plata ose Necochea, 400-500 km në jug të Buenos Aires, deri në provincën e Santa Cruz, sipas në Shërbimin Kombëtar për Shëndetin dhe Cilësinë e Ushqimit (Senasa).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy