Moti i keq prek ishullin Elba në Itali, Australia goditet nga cikloni

Moti i keq prek ishullin Elba në Itali, Australia goditet nga cikloni

Moti i keq ka goditur ishullin Elba, ishull që gjendet përballë bregdetit të Toskanës. Dhjetëra banorë janë bllokuar në banesat e tyre pasi nuk kanë mundur të largohen sepse niveli i ujit e ka bërë të pamundur evakuimin, ndërkohë që zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar jetë.

Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u rrëmbyen nga ujërat e vrullshëm.

Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri në qetësimin e situatës.

Ndërkohë një situatë me motin paraqitet edhe në Australi ku një ciklon i fortë tropikal Zelia ka goditur veriperëndimin duke shkaktuar tension tek banorët e zonës.

Mediat ndërkombëtare thonë se stuhia ka ngritur shqetësim të madh për Australinë Perëndimore, pasi pritet të sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje në rajonin, që cilësohet si shtëpia e porteve dhe minierave që janë vendimtare për ekonominë globale.

Meteorologët parashikojnë erëra me shpejtësi rreth shpejtësi 290 km/h, që mund të rrafshoijë shtëpitë, pemët, linjat e energjisë dhe infrastrukturën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy