Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria lëshon 2 urdhër arreste

Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria lëshon 2 urdhër arreste

Prokuroria e Durrësit ka nisur ditën e sotme një aksion në Kadastrën e Durrësit në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e pronave.

MCN mëson se nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime për një sërë shkeljesh, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht është ekzekutuar vendimi për juristen Jonida Mergeja (arrest shtepie) dhe përfituesin Ndue Mesiti (arrest burg).  Pritet të ekzekutohet vendimi "arrest me burg" dhe për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba.
 

Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, me zonë kadastrale 1522, “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m², sipërfaqe e ndërtimit 274 m² në Durrës.

Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy