Foto /Liverpul / Lind foshnja me gjysmë zemre, pas një muaji në jetë dëgjohet rrahja e parë

Foto /Liverpul / Lind foshnja me gjysmë zemre, pas një muaji në jetë dëgjohet rrahja e parë

Jacob Ryan është vërtetë një fëmijë luftëtar. Vogëlushi anglez nga Liverpool, i lindur me gjysmë zemre arriti të mbijetojë nga një keqformim i rëndë.

Një muaj pas lindjes, zemra e tij filloi të rrahë për herë të parë pa ndihmën e makinerive të spitalit.

Nëna e tij Stephanie, 27 vjeçe tregon për ‘Mirror’, se në javën e 20-të të shtatzënisë zbuloi se fëmija kishte vetëm gjysmën e zemrës të zhvilluar.

Por pavarësisht kësaj gruaja vendosi që ta mbajë fëmijën dhe të luftojë bashkë me të.

Pas lindjes Jacob, i’u nënshtrua një sërë ndërhyrjeve mes tyre një operacioni në zemër i cili zgjati 20 orë. Por pavarësisht të gjithë pengesave vogëlushi vijon betejën e tij dhe më në fund, javën e fundit të majit zemra e tij nisi të rrahë vetë.

“Ishte momenti më i lumtur i jetës sime”, thotë Stephanie, e cila është nënë e katër fëmijëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy