Situata në veri të Kosovës, Milo: Vuçiç i interesuar të mbajë tensionin aktiv, Serbia s’ka interes për marrëveshje

Situata në veri të Kosovës, Milo: Vuçiç i interesuar të mbajë tensionin aktiv, Serbia s’ka interes për marrëveshje

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës për të cilën u shpreh se Vuçiç po kërkon të mbaj tensionin të ndezur, kjo di rezultat i planit të dytë franko-gjerman që ndoshta nuk është pëlqyer në Beograd.

Ai tha se rezoluta 12 44 u hartua në rrethana të caktuara në përfundim të luftës në Kosovë dhe nuk ka më asnjë kuptim dhe madje është marrëzi që forcat serbe të kthehen në Kosovë.

Sipas tij, SHBA dhe BE nuk mund ta mbështesin një kthim pas kur Kosova është shpallur një shtet i pavarur dhe sovran.

Kosova respektoi atë që kërkuan aleatët SHBA që të shtynte çështjen e  zbatimit për targat apo zgjedhjet që do bëheshin në veri të Kosovës nga ana tjetër Vuçiç iu përgjigj duke nxitur elementë të caktuar për të bërë këto atentate të bëra ndaj forcave policore dhe Eulex për të krijuar një situatë të nder atje. Shfrytëzimi i tij në këto situata, gjithashtu mendoj se ai do ta mbaj tensionin të ndezur, ka ardhur plani i dytë franko gjerman që ndoshta nuk është pëlqyer në Beograd dhe ai tani po bën presion që të përmirësohen kushtet pro Serbisë në këtë marrëveshje. As SHBA dhe BE nuk mund ta mbështesin një kthim pas kur Kosova është shpallur një shtet i pavarur sovran dhe rezoluta 12 44 u hartua në rrethana të caktuara në përfundim të luftës në Kosovë dhe nuk ka më asnjë kuptim dhe madje është marrëzi që forcat serbe të kthehen në Kosovë. Është të zhbësh atë që ke bërë në kaq vite për ndërtimin e një shteti funksional. Është një gur që Vucic hedh për të matur pulsin e SHBA dhe BE.

Ndërsa lidhur me draftin e hedhur në tavolinë, Milo tha se këtu jemi në një situatë të tillë që se dimë saktë përmbajtjen e propozimit franko gjerman sidomos variantit të dytë, dhe sipas tij pikërisht aty mund të jetë çelësi i zgjidhjes për të arritur një kompromis.

Besoj se ai është një kompromis që i ofrohet Kosovës dhe Serbisë por ajo do të jetë në formën e një pakete. Serbia, Vucic nuk janë të interesuar për marrëveshje pra e shoh të vështirë që ata të pranojnë një marrëveshje për të njohur Kosovën. Këto të tjerat, propozimet e Kosovës ndoshta janë propozime që se kanë miratimin e BE, por nuk besoj se do kenë dhe miratimin e SHBA. Kosova kërkon që procesin ta udhëheqë SHBA sepse ka më shumë besim aty për shkak të historisë dhe dihet që ka të bëjë me një qeveri që merr vendime. Por nuk besoj se SHBA do të tentoj pa konsensusin e BE ta marrë vetë drejtimin e procesit. Besoj se dhe këto ditë do të dinë të veprojnë së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy