Temperaturat zbresin në -3, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat zbresin në -3, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 11°C                                                                            

në zonat e ulëta -3 deri 16°C                                                                               

në zonat bregdetare 2 deri 16°C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy